Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tahiri e KOK-u të kënaqur me pozitën “e fundit”

Skitari Albin Tahiri ka debutuar në lojërat olimpike dimërore "Pyeonchang 2018", e bashkë me të edhe Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe si ai ashtu edhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) janë ndarë të kënaqur, ndonëse zuri pozitën e fundit nga skitarët që përfunduan garën në disiplinën kombinim alpin, të martën.

Tahiri është ndarë i kënaqur me pozitën e fundit, por jo edhe me paraqitjen. Thotë se bëri disa gabime e për këto fajin ua hedh gungave dhe akullit në shteg.

Në disiplinën ku ai mori pjesë startuan 65 garues, por vetëm 37 e përfunduan garimin. E pozita e 37-të i takoi olimpistit të vetëm të Kosovës në ngjarjen që po mbahet në Kore të Jugut. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm