Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tahir Lushtaku akuzon gjyqtarët për eliminimin e Drenicës nga Kupa e Kosovës

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushaku, ka akuzuar gjyqtarët për humbjen ndaj Prishtinës, të dielën me rezultatin 2:1.

Eliminimi nga Kupa e Kosovës, sipas trajnerit të Drenicës erdhi si pasojë e gabimeve të gjyqtarëve. Mervan Bejtullahu ishte arbitër kryesor i takimit.

“Mund të analizoj disa situata, në disa mënyra kemi bërë paraqitje shumë të mirë. Për 90 minuta kemi qenë shumë më të mirë dhe shumë më të rrezikshëm se Prishtina, por faktorët tjerë po ndikojnë në rezultatin përfundimtar”, ka theksuar Lushtaku.

“Kjo është hera e dytë që ndodhë, është pafalshme. Akterët kryesorë të ndeshjes kanë qenë gjyqtarët, pasi ne kemi zhvilluar një ndeshje fantastike duke krijuar shumë raste. Ka pasur shumë gabime sa i përket pjesës së referimit. Jemi fitues moral por kjo do të mbetet në ndërgjegjen e të tjerëve”.