Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Taekwondistët kosovarë nuk iu afruan normës olimpike

Garuesit e Kosovës në taekwondo, Jon Gashi e Bleron Ademi, në fundjavë janë paraqitur në Sofje të Bullgarisë në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Për taekwondistët ishte mundësia e fundit për të siguruar normën.

Të shtunën Jon Gashi humbi 2:1 në runde nga portugezi Julio Ferreira. Të dielën garoi Bleron Ademi. Ai humbi 2:0 në runde nga rusi që garon për Serbinë, Lev Korneev.

Shpresat ishin të mëdha që Ademi do të siguroj normën, pas sukseseve që kishte në vitin e kaluar në kategori të reja. Por ndikoi edhe fakti që kategoria e tij nuk është olimpike dhe Ademi nuk iu afrua normës.

Megjithatë potenciali i dy taekwondistëve mbetet i madh dhe të dy shpresojnë të jenë në Lojërat Olimpike në të ardhmen.