Numri një i botës së tenisit te femrat, Iga Swiatek, e ka eliminuar edhe bartësen e 11-të të garës, Jessica Pegulan, në çerekfinale të turneut “French Open”.
21-vjeçarja Swiatek është favoritja më e madhe për ta fituar turneun në rërë. Ajo në çerekfinale triumfoi me rezultatin 2:0 në sete, 6:3 dhe 6:2. Ishte fitorja e 32-të rresht.
Prapa polakes, që është bartëse e garës, 28-vjeçarja, Pegula, ishte tenistja me renditjen më të mirë nga ato që kanë mbetur aktualisht në garë.
Daria Kasatkina, bartëse e 20-të e turneut, takohet me Swiatekun pas fitores 6:4 dhe 7:6 ndaj Veronika Kudermetovas.