Kampionia në fuqi Iga Swiatek është eliminuar në çerekfinale të turneut Grand Slam të tenisit, “French Open”.
Swiatek në çerekfinale është mposhtur nga tenistja greke Maria Sakkari me 2:0 në sete (6:4, 6:4). Për greken është hera e parë që arrin në gjysmëfinale të një Grand Slami.
Sakkari 25-vjeçare në gjysmëfinale do të përballet me çeken Barbora Krejcikova.
Krejcikova në çerekfinale e mposhti tinejxheren amerikane Coco Gauff me 7:6, 6:3.
“Nuk po gjej fjalë, më është realizuar një ëndërr. Është ndjenjë shumë e mirë”, ka thënë 25-vjeçarja Sakkari.