Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gauff kalon në gjysmëfinale të “French Openit”

Tenistja amerikane Coco Gauff është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit “French Open”. Gauff të martën në çerekfinale e eliminoi bashkëkombësen e saj, Sloane Stephens me rezultatin 2:0 (7-5, 6-2) në sete.

Për Gauffin 18-vjeçare, kjo është hera e parë që kualifikohet në mesin e katër tenisteve më të mira në një turne të madh.

Në gjysmëfinale, Gauff do të përballet me italianen Martina Trevisan të enjten.