Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Garcia e eliminon Gauffin nga “US Open”

Caroline Garcia do të takohet me Ons Jabeurin për një vend në finale të turneut Grand-Slam “US Open”, pasi e eliminoi tinejxheren Coco Gauff në New York.

Francezja, bartëse e 17-të e turneut, dhuroi paraqitje mbresëlënëse duke arritur në gjysmëfinalen e parë të një turneu madhor. Ajo mposhti 18-vjeçaren Gauff, 6:3 dhe 6:4.

Jabeur nga ana tjetër fitoi ndaj Ajla Tomljanoviqit.

Jabeur, finaliste e “Wimbledonit” në muajin korrik, e siguroi gjysmëfinalen e parë në “US Open”, pas fitores 6:4 dhe 7:6.

Artikuj të ngjashëm