Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gauff eliminohet nga “Wimbledoni”

Tinejxherja amerikane, Coco Gauff, është eliminuar nga “Wimbledoni” në raundin e tretë të garës.

Gauff u mposht 6:7, 6:2 dhe 6:1 nga Amanda Anisimova.

18-vjeçarja Gauff ishte finaliste në “French Open”, dhe ishte bartëse e 11-të e garës.

Ndërkohë, bartësja e 20-të e turneut, Anisimova, është kualifikuar në raundin e katërt të një “Grand-Slami” për herën e tretë rresht.

20-vjeçarja Anisimova përballë do ta ketë Harmony Tanin, në ndeshjen ku kërkohet kualifikimi në çerekfinale.