Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coco Gauff, tenistja që humbi dy finale në vikend

Coco Gauff pësoi një tjetër humbje në finale të turneut “French Open” në vikend. Ajo dhe Jessica Pegula u mposhtën nga favoritet vendëse, Caroline Garcia dhe Kristina Mladenoviq, në finalen në çifte.

Amerikania Gauff e humbi finalen e parë të një “Grand-Slami” të shtunën në Paris, kur u mposht nga numri një i botës, Iga Sëiatek.

Ajo u rikthye në arenën “Philippe Catrier” të dielën dhe u mposht 2:6, 6:3 dhe 6:2 me bashkëkombësen Pegula.

Ishte hera e tretë në këtë javë që kampionet e vitit 2016, Garcia dhe Mladenoviq, kanë fituar meçin, ani pse setin e parë e kishin humbur.

Te meshkujt triumfoi dyshja Marcelo Arevalo dhe Jean-Julien Rojer, që mposhtën Ivan Dogigun e Austin Krajicekun.

Artikuj të ngjashëm