Numri pesë i botës së tenisit në konkurrencën e femrave, Ons Jabeur, ka kaluar në raundin e katërt të turneut “US Open” për herë të parë, pasi mposhti amerikanen Shelby Rodgers.
Tuniziania, finaliste e “Wimbledonit” më herët gjatë këtij viti, fitoi 2:1 në sete, 4:6, 6:4 dhe 6:3.
Nga ana tjetër, Coco Gauff kaloi në raundin e 16 tenisteve më të mira, pasi e mundi bashkëkombësen Madison Keys në një paraqitje të shkëlqyer. Fitoi 6:2 dhe 6:3, ndërsa tani do të takohet me kinezen Zhang Shuai.
Artikuj të ngjashëm