Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gauff dëshiron t’i fitojë të paktën 10 tituj Grand Slam

Coco Gauff, kampionia e turneut Grand Slam, US Open, ka thënë se dëshiron t’i fitojë të paktën 10 tituj Grand Slam.

Ajo mposhti Aryna Sabalenkan në finale në muajin shtator dhe e fitoi trofeun e parë madhor.

Vetëm shtatë femra kanë fituar 10 apo më shumë tituj Grand Slam në karrierë.

Margaret Court e mban rekordin me 24 tituj të fituar, ndërsa nga lojtaret aktive, Venus Williams ka më së shumti trofe aktualisht, shtatë në total.

Gauff, tenistja numër katër në botë, ka fituar 29 nga 33 ndeshjet e fundit.

Edhe Coco Gauff fiton “French Open” Sporte të tjera Coco Gauff fiton “French Open”

Është prej favoriteve për të triumfuar në turneun Grand Slam, “Australian Open”.

Ky turne nis të dielën.