Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jabeur ndaj Swiatekut në finalen e “US Open”

Tuniziania Ons Jabeur do të ballafaqohet me numrin një të botës së tenisit të femrave, Iga Swiatek, në finalen e turneut Grand-Slam “US Open”.

Të dyja fituan në gjysmëfinale.

Bartësja e pestë, Jabeur 28-vjeçare, fitoi 6:1 dhe 6:3 ndaj Caroline Garcias të Francës.

Nga ana tjetër, dy herë fituesja e turneve madhor, Swiatek 21-vjeçare, triumfoi ndaj bjelloruses Aryna Sabalenka, 3:6, 6:1 dhe 6:4.

Finalja në konkurrencën e femrave luhet në New York të shtunën.

Artikuj të ngjashëm