Iga Swiatek ka vazhduar formën e jashtëzakonshme dhe ka fituar të enjten meçin e 15-të rresht.
Swiatek në takimin e fundit mposhti me lehtësi Petra Kvitovan dhe u kualifikua në gjysmëfinale të turneut “Miami Open”.
Ajo fitoi me rezultatin 2:0 në sete, 6:3 dhe 6:3.
Polakja hyri në turneun e Miamit pas titujve të fituar në Doha dhe në “Indian Wells”.
Swiatek do të bëhet tenistja numër një në botë për shkak të pensionimit të Ashleigh Bartyt.
Në gjysmëfinale, do të takohet me Jessica Pegulan, që është bartësja e 16-të e turneut.
Artikuj të ngjashëm