Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Swiatek, polakja e parë që kryeson renditjen botërore

Iga Swiatek ka lëvizur në krye të renditjes botërore të hënën, dhe u bë tenistja e parë nga Polonia që renditet në vendin e parë në këtë sport.

20-vjeçarja Swiatek e kalon Ashleigh Bartyn, e cila ka njoftuar muajin e kaluar se do të pensionohej në moshën 25-vjeçare, më shumë se dy vjet qëndrimi në pozitën e parë.

Swiatek e fitoi turneun “French Open 2020” dhe është në serinë e 17 ndeshjeve me fitore, ku përfshihet edhe titulli në turneun “Miami Open”, pas fitores ndaj Naomi Osakas, 6:4 dhe 6:0

Artikuj të ngjashëm