Superliga e Turqisë në futboll do të rifillojë të martën e ardhshme pas pezullimit njëjavor për shkak të sulmit në fushë nga një president klubi ndaj gjyqtarit, i cili doli të mërkurën nga spitali.
Të hënën mbrëma, pas përfundimit të ndeshjes me Ankaragucut dhe Rizesporit që përfundoi 1:1, kryetari i klubit vendas, Faruk Koca hyri në fushë dhe e grushtoi gjyqtarin Halil Umut Meler.
Një ditë pas këtij sulmi, Koca u arrestua dhe federata turke mori vendim për pezullimin e të gjitha ndeshjeve të Superligës.
Megjithatë, të mërkurën pas takimit të mbajtur, kreu i federatës ka njoftuar se Superliga e Turqisë do të rifillojë më 19 dhjetor. Presidenti Mehmet Buyukeksi, po ashtu, shtoi me bindje të plotë se më nuk do të ketë sulme të tilla ndaj gjyqtarëve pasi sulmi i fundit ishte pikë reference për futbollin e Turqisë.