Ndeshja për Superkupë të Evropës mes Chelseat dhe Villarrealit do të luhet në Belfast më 11 gusht.
UEFA shqyrtoi të zhvendoste ndeshjen në Stamboll si kompensim, pasi që ia mori organizimin e finales së Ligës së Kampionëve për shkak të kufizimeve në Turqi shkaku i pandemisë. Finalja e Ligës së Kampionëve u luajt në Porto të Portugalisë.
UEFA në fund vendosi që ndeshja të luhet në stadiumin “Winsdor Park” në Belfast.
“Jemi të lumtur që UEFA e ka konfirmuar se ndeshja do të mbetet në Belfast. Kemi mbajtur kontakt të ngushtë me partnerët tanë në UEFA në lidhje me këtë çështje”, është thënë nga federata irlandeze e futbollit.
Artikuj të ngjashëm