UEFA pritet që të bëjë ndryshime edhe në zhvillimin e Superkupës së Evropës 2021.
Pritet që shumë shpejtë të ndryshohet lokacioni. Nikoqir i Superkupës së Evropës fillimisht ishte caktuar Belfasti, ndërsa tani pritet të zyrtarizohet Stambolli si qyteti nikoqir i kësaj ngjarjeje, e cila përballë mund t’i ketë dy skuadra angleze.
Trupi qeverisës i futbollit evropian e ndryshoi edhe finalen e Ligës së Kampionëve, nga Turqia në Portugali. Portugalia, për herën e dytë rresht do të jetë nikoqire e finales së “Championsit”.
Finalja e Superkupës së Evropës është vendosur të zhvillohet më 11 gusht.
Chelsea dhe Manchester City do të luajnë në finale të Ligës së Kampionëve më 29 maj, tre ditë pasi në finale të Ligës së Evropës do të luajnë Manchester Unitedi dhe Villarreali.