Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi nis garën në “Champions” ndaj Celticut

Celticu do të jetë nikoqir i Real Madridit në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve më 6 shtator.

UEFA konfirmoi orarin e ndeshjeve të shtunën, pas shortit që u tërhoq të martën.

Chelsea do të udhëtojë te Dinamo e Zagrebit më herët gjatë asaj dite, ndërsa Manchester City luan në udhëtim te Sevilla.

Finalisti i “Championsit”, Liverpooli, zhvillon derbin me Napolin në stadiumin “Diego Armando Maradona” më 7 shtator.

Ndeshjet e fundit të fazës së grupeve do të luhen më 1 dhe 2 nëntor.

Edhe Caktohet orari, Real Madrid – Manchester City më 11 mars Futboll Caktohet orari, Real Madrid – Manchester City më 11 mars

Finalja do të zhvillohet në “Ataturk Olympic Stadium” në Stamboll të Turqisë më 10 qershor të vitit të ardhshëm.

Në Ligën e Evropës, xhiroja hapëse do të zhvillohet më 8 shtator. Zuerichu me shqiptarët në përbërje do të luajë në shtëpi kundër Arsenalit të Granit Xhakës.