Sulmuesi i skuadrës së Leipzigut do të rikthehet në Portugali për ta vazhduar karrierën, ka bërë të ditur e përditshmja “A Bola” të martën.
Thuhet se Silva këtë verë do të transferohet te skuadra e Benficas, që është në negociata me Leipzigun për shërbimet e tij.
Mësohet se Benfica ka pranuar të ofrojë 20 milionë euro për sulmuesin, i cili tashmë është nxjerrë në shitje nga Leipzigu, pasi Silva ka kërkuar largimin nga klubi gjerman. 27-vjeçari iu bashkua Leipzigut në vitin 2021 nga Eintracht Frankfurti dhe këtë edicion ka 9 gola e po aq asistime në të gjitha garat.
Ai ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2026, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Milani, Sevilla e Porto.
Artikuj të ngjashëm