Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sulmuesi portugez largohet nga Leipzigu

Sulmuesi Andre Silva po e luan edicionin e tij të fundit me fanellën e skuadrës së Leipzigut. “Bild” ka njoftuar të enjten se Silva ka vendosur të largohet nga ekipi gjerman me të përfunduar sezoni aktual. Ai tashmë ka kërkuar nga klubi që ta nxjerrë në shitje dhe Leipzigu ka ftuar ekipet e interesuara për shërbimet e tij që të bëjnë ofertë.

Për ta lënë Silvan në verë, Leipzigu po kërkon rreth 20 milionë euro, pasi portugezi ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Ai iu bashkua Leipzigut në vitin 2021 nga Eintracht Frankfurti, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Milani, Sevilla e Porto.

Në të gjitha garat këtë edicion, 27-vjeçari ka shënuar 9 gola dhe ka bërë po aq asistime për ekipin gjerman.