Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sociedadi prezanton sulmuesin Silva

Sulmuesi Andre Silva është përforcimi më i ri i skuadrës së Real Sociedadit. Portugezi është prezantuar të mërkurën te skuadra spanjolle, të cilës iu bashkua nga Leipzigu i Gjermanisë.

Silva është huazuar për një vit te Sociedadi, ekip që ka opsionin e blerjes së tij në verën e ardhshme për 20 milionë euro.

Te skuadra spanjolle po e shohin 27-vjeçarin si përforcim të duhur për sulmin, duke pasur parasysh se karrierë ka bërë edhe te Eintracht Frankfurti, Milani, Sevilla e Porto.

Në dy edicionet e fundit, Silva ka qenë pjesë e Leipzigut dhe për ekipin nga Bundesliga ka shënuar në total 26 gola. Ai me Leipzigun ka kontratë deri në vitin 2026, ndërsa ka edhe 53 paraqitje e 19 gola të shënuar për Përfaqësuesen e Portugalisë.

Artikuj të ngjashëm