Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali kërkon Silvan e Benficas

Real Madridi ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit portugez të Benficas, Antonio Silva. Kështu ka raportuar “Record” të mërkurën.

19-vjeçari është zhvilluar te skuadra portugeze, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Por te skuadra madrilene po synojnë transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Ai me fanellën e klubit portugez ka shënuar tri gola në 32 paraqitje në të gjitha garat. Silva ka luajtur dy ndeshje për Portugalinë.