Skuadra e Real Madridit ka kthyer interesimin kah mbrojtësi i ri i Benficas, Antonio Silva, raportojnë mediumet spanjolle të enjten.
Silva 18-vjeçar para fillimit të këtij edicioni është promovuar në ekipin e parë të Benficas dhe ka regjistruar tetë paraqitje në të gjitha garat deri më tani. Ai po vlerësohet ndër mbrojtësit më perspektiv në kampionatin e Portugalisë dhe Reali po përgatit ofertën për ta transferuar verën e ardhshme.
Silva, i cili këtë vit ka debutuar edhe te Përfaqësuesja U21 e Portugalisë, ka kontratë me Benfican deri në verën e vitit 2027.