Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli insiston për portugezin Silva

Liverpooli ka vendosur të forcohet në mbrojtje gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa trajneri Juergen Klopp po insiston në portugezin Antonio Silva.

“Sky Sports” shkruan të premten se Liverpooli tashmë ka kontaktuar Benfican në lidhje me 19-vjeçarin, i cili po tregon paraqitje të mira këtë sezon.

Për ta lënë të lirë Silvan në fillim të vitit të ardhshëm, Benfica po kërkon të paktën 50 milionë euro.

Silva këtë edicion është promovuar në ekipin e parë dhe po vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë të ri në Portugali.

Në 17 ndeshje të luajtura deri më tani këtë edicion, Silva ka shënuar edhe dy gola. Ai ka kontratë me skuadrën portugeze deri në verën e vitit 2027.