Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skuadrat angleze në garë për mbrojtësin Silva

Ekipet nga Premier League, Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë futur në garë për shërbimet e mbrojtësit Antonio Silva, ka njoftuar të hënën “Goal”.

Bëhet e ditur se si Liverpooli, ashtu edhe Unitedi e kanë përcjellë nga afër 18-vjeçarin, i cili po tregon paraqitje të mira me fanellën e Benficas.

Qendërmbrojtësi para fillimit të këtij edicioni është promovuar në ekipin e parë të Benficas dhe deri më tani ka regjistruar 12 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me ekipin portugez deri në verën e vitit 2027, ndërsa ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 90 milionë eurosh.

Artikuj të ngjashëm