Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli insiston për Silvan

Te Liverpooli janë të bindur se këtë verë do ta transferojnë qendërmbrojtësin Antonio Silva nga skuadra e Benficas. “The Sun” raporton të enjten se Liverpooli tashmë ka nisur negociatat me ekipin portugez për ta bindur në lirimin e Silvas në fund të këtij sezoni.

Benfica po kërkon të paktën 80 milionë euro për ta lënë të lirë 19-vjeçarin, ndërsa Liverpooli ka ofruar 60 milionë euro për kartonin e tij. Silva vlerësohet ndër mbrojtësit më perspektivë në Evropë dhe ka kontratë me Benfican deri në verën e vitit 2017.

Ai para fillimit të këtij sezoni është promovuar në ekipin e parë të Benficas, ndërsa i ka edhe tri paraqitje me Portugalinë. Deri më tani, Silva ka regjistruar 42 ndeshje për Benfican në të gjitha garat, ku ka kontribuar edhe me pesë gola të shënuar.

Artikuj të ngjashëm