Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi monitoron Silvan

Manchester Unitedi po monitoron qendërmbrojtësin Antonio Silva, i cili është pjesë e skuadrës së Benficas, ka bërë të ditur “Daily Mail” të hënën.

Bëhet e ditur se Unitedi e ka përcjellë vazhdimisht 19-vjeçarin këtë edicion, të cilin po synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.

Silva vitin e shkuar ka debutuar me ekipin e parë të Benficas dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Unitedi është gati të ofrojë mbi 50 milionë euro për ta bindur Benfican në lirimin e Silvas në fillim të vitit të ardhshëm. Silva po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen e Unitedit, pasi ka edhe 5 paraqitje me Portugalinë. Këtë edicion Silva ka zhvilluar 8 ndeshje për Benfican në të gjitha garat.