Real Sociedadi pritet gjatë kësaj jave ta kompletojë transferimin e sulmuesit të Portugalisë, Andre Silva. “Marca” ka njoftuar të martën se Sociedadi është në negociata me Leipzigun dhe pranë arritjes së marrëveshjes për shërbimet e 27-vjeçarit.
Silva ka pranuar kalimin te Sociedadi, ekip që i ka ofruar Leipzigut rreth 20 milionë euro për kartonin e tij. Leipzigu ka nxjerrë në shitje Silvan, i cili këtë verë ka kërkuar largimin nga ekipi gjerman dhe te Sociedadi po shihet si përforcim i duhur për sulmin.
Ai prej vitit 2021 është pjesë e Leipzigut, ndërsa ka luajtur edhe për Eintracht Frankfurtin, Milanin, Sevillan e Porton. Edicionin e fundit, ai ka realizuar nëntë gola dhe ka bërë po aq asistime për Leipzigun, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.