Sport

Sulmuesi Jesus ofron gola dhe shkathtësi për Cityn

Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus

Topi i ndeshjes i kapur nga sulmuesi Gabriel Jesus teksa largohej nga stadiumi i Manchester Cityt pas “hat-trickut” të tij në parë në Premier League, u mbulua me mesazhe nga shokët e skuadrës. Midis tyre ishte mesazhi “Vamos Pele”, i cili sigurisht se e ka bërë Jesusin të ndihet mirë për krahasimin me një vendës të tij. Pavarësisht katër golave që ai shënoi në mposhtjen e Watfordit nga City të shtunën, nuk mund të thuhet se Jesus ka qenë sulmues i golave tek ekipi anglez prejse iu bashkua në janar të vitit 2017.

Në të vërtetë, sasia e tij e fundjavës dyfishoi numrin e golave që ai kishte shënuar më parë në ligë këtë sezon. Vetëmohues, i gjithanshëm dhe punëtor e përshkruajnë fjalët më mirë sulmuesin, të cilin trajneri i Cityt, Pep Guardiola, e vlerëson aq shumë si lojtar skuadre dhe si person, nëse jo edhe si titullar i rregullt për skuadrën më të mirë në Angli. Dhe, rëndësia e tij mund të rritet këtë javë në një mënyrë që ai nuk mund ta kishte parashikuar kurrë.

Kjo sepse, të martën, Jesus – jo shumë kohë më parë qendërsulmuesi i Brazilit – mund të përdoret edhe si mbrojtës i krahut të djathtë nga City kundër Real Madridit për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Me Kyle Walkerin e lënduar, Joao Cancelon të pezulluar dhe një tjetër rezervist të mundshëm për këtë rol, qendërmbrojtësi John Stones, gjithashtu i lënduar, Guardiola nuk ka mundësi alarmante për një pozicion kyç, duke pasur parasysh se krahu i majtë i Realit është Vinicius Junior - një nga lojtarët më të përmirësuar në Evropë këtë sezon. Guardiola mund të duket të jetë kreativ në këtë ndeshje.

“Nëse Gabriel duhej të luante mbrojtës i krahut të djathtë, ai do të luante në të djathtën”, tha ai.

Fakti që Jesusi po merret parasysh për atë rol është i admirueshëme por edhe një shqetësim. A do të mendonte ndonjëherë Reali të luante me Karim Benzeman si mbrojtës i djathtë? E njëjta gjë edhe me Bayern Munichun dhe sulmuesin e tij yll, Robert Leëandoëskin? Jesusi qartazi nuk është zhvilluar në sulmuesin e uritur për gola që City shpresonte se do të bëhej kur e transferoi nga Palmeirasi më shumë se pesë vjet më parë.

Ai filloi mirë te City, duke shënuar shtatë gola në 11 ndeshje në pjesë të dytë të sezonit 2017/18 të prekur nga lëndimet, por në fund nuk mundi ta largonte Sergio Agueron nga formacioni bazë në sezonet pasuese. Flitet shumë se kur Aguero, golashënuesi rekordmen i Cityt, u largua nga klubi në fund të sezonit të kaluar, Jesus nuk e mori rolin si pasardhësi natyror në front. Në vend të kësaj, kishte interes nga City për Harry Kanen e Tottenhamit para fillimit të këtij sezoni - dhe klubi ka qenë i lidhur shumë me një transferim të Erling Haalandit të Borussia Dortmund këtë verë - ndërsa Guardiola tha se do të përdorte Jesusin si krahun e djathtë këtë sezon, pavarësisht nga nevoja e qartë për një sulmues. Pavarësisht paraqitjes në 34 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, qoftë nga fillimi apo banka e rezervistëve, Jesus nuk është në ekipin e parë të Cityt, me Riyad Mahrezin dhe Raheem Sterlingun përpara tij si opsione të krahut të djathtë. Megjithatë, Jesusi shpesh thirret të luajë një rol specifik në ndeshjet e mëdha, me Guardiolan që herë pas here preferon, për shembull, shkallën e punës së brazilianit në vend të driblimit dhe vizionit të Mahrezit. Ashtu si kur Jesus filloi çuditërisht - dhe shënoi - kundër rivalit për titull, Liverpoolit në barazimin 2:2 në ligë më 10 prill dhe përsëri kundër ekipit të Jurgen Klopp në Kupën FA fundjavën e ardhshme. E marta mund të jetë një tjetër nga ato raste të mëdha kur Jesusi thirret të bëjë një punë për ekipin, megjithëse në rolin e panjohur të mbrojtësit të djathtë. Në fund të fundit, braziliani u vendos jashtë pozicionit në krahun e majtë kundër Realit kur City udhëtoi në “Santiago Bernabeu” për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2020. Jesus shënoi golin e barazimit të Cityt në fitoren 2:1. E ardhmja e Jesusit është në ajër, me raportime gjatë fundjavës për një largim të mundshëm të tij në fund të sezonit – me Arsenalin dhe Juventusin në mesin e klubeve të interesuara për të. Ardhja e Haalandit do të shtonte më shumë konkurrencë në pikat e sulmit te City, duke e ulur edhe më shumë 25-vjeçarin Jesus në stol. Jesusi nuk donte të fliste për të ardhmen e tij afatgjatë pas ndeshjes me Watfordit, megjithëse foli për pritshmëritë ndaj tij.

“Ndonjëherë”, tha ai, “nuk shënon gola dhe nuk luan mirë. Por unë jam një sulmues, kështu që nuk ka rëndësi nëse luaj mirë, njerëzit do të shohin statistikat. Unë jam duke luajtur për një klub të madh, kështu që të gjithë presin gola. Unë përpiqem. Unë punoj”.

Tani për tani gjithçka ka të bëjë me afatin e shkurtër për Jesusin, ndërsa City lufton për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të parë dhe Premier League për herën e gjashtë në 11 vjet. Dhe, ai afat i shkurtër mund ta përfshijë akoma, të paktën të martën, të luajë si mbrojtës.