Arsenali është duke punuar në transferimin e Gabriel Jesusit, sulmuesit të Manchester Cityt, ka shkruar mediumi “The Athletic” të shtunën.
Të dyja skuadrat ende nuk kanë folur direkt mes vete, por drejtori teknik i “revolveristëve”, Edu, ka qenë në negociata me përfaqësuesit e sulmuesit brazilian në muajt e fundit.
Jesus është i hapur t’i bashkohet Arsenalit për shkak të minutazhës së vogël që e ka aktualisht te trajneri Pep Guardiola.
25-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar 11 asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat në këtë edicion.