Te Arsenali janë optimistë se marrëveshja me Manchester Cityn për transferimin e sulmuesit Gabriel Jesus do të kompletohet së shpejti, përcjell “The Times” të enjten.
Arsenali po vlerësohet favorit për brazilianin, i cili do të largohet nga City pas transferimit të Erling Haalandit në “Etihad Stadium”.
Për kartonin e Jesusit, i cili po shihet si përforcim ideal për sulmin nga trajneri Mikel Arteta, thuhet se Arsenali ka ofruar rreth 50 milionë euro.
Jesus, i cili ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023, është i gatshëm t’i bashkohet Arsenalit.
Artikuj të ngjashëm