Sulmuesi i Brazilit, Gabriel Jesus ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha nga La Liga, Barcelonës dhe Real Madridit. “Sky Sports” ka shkruar të enjten se ekipet spanjolle po synojnë transferimin e futbollistit të Arsenalit në fund të këtij edicioni.
Jesus vitin e kaluar iu bashkua Arsenalit nga Manchester City dhe këtë edicion po tregon formë të mirë.
Ai ka shënuar 4 gola në të gjitha garat për Arsenalin dhe po shndërrohet në lojtarin kryesor të trajnerit Mikel Arteta.
26-vjeçari ka kontratë me skuadrën nga Londra deri në vitin 2027, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 70 milionë euro.