Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jesus pranë kalimit tek Arsenali

Arsenali është pranë transferimit të sulmuesit Gabriel Jesus nga Manchester City.

“Topçinjtë” thuhet se kanë gjetur marrëveshjen me drejtuesit e klubit të Cityt dhe janë pajtuar të paguajnë rreth 50 milionë euro për brazilianin.

Drejtori sportiv i Arsenalit, Edu, tani është duke punuar për të mbyllur marrëveshjen edhe me menaxherin e lojtarit.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se kanë mbetur edhe disa detaje për t’u finalizuar marrëveshja.

Jesus pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me ekipin nga Londra.