Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali tenton ta bindë Jesusin

Gabriel Jesus - Manchester City

Arsenali po tenton ta bindë Gabriel Jesusin t’i bashkohet gjatë kësaj vere.

“The Sun” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me brazilianin që do të largohet gjatë kësaj vere nga Manchester City.

Trajneri Mikel Arteta i ka prezantuar projektin lojtarit dhe po tenton ta bindë të transferohet në “Emirates”.

“Topçinjtë” do të dërgojnë një ofertë në drejtim të Manchester Cityt për Jesusin.