Tek Arsenali po shpresojnë ta transferojnë Gabriel Jesusin nga Manchester City gjatë kësaj vere.
“Daily Mail” ka raportuar të hënën se krerët e Arsenalit po përgatisin ofertën për Jesusin, i cili ka kërkuar largimin nga kampioni në fuqi i Anglisë.
Sulmuesi brazilian nuk është i kënaqur me minutazhën e tij dhe këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Arsenali.
Londinezët kanë konkurrencë të fortë për Jesusin, i cili po kërkohet edhe në Itali e Spanjë.
25-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin e ardhshëm, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 40 milionë euro.
Këtë edicion Jesusi ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 12 asistime në të gjitha garat për Cityn, ekip të cilit iu bashkua në janar të vitit 2017.
Artikuj të ngjashëm