Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali kompleton transferimin e Gabriel Jesusit

Arsenali ka kompletuar transferimin e sulmuesit Gabriel Jesus nga Manchester City. 25-vjeçari ka firmosur kontratë për shumë vjet, ka njoftuar Arsenali të hënën. Ai ishte prej sulmuesve kryesorë në Premier League në edicionet e kaluara. Ka shënuar 95 gola në 236 paraqitje në të gjitha garat në pesë edicionet te City.

“Gabrieli ka fituar Premier Leaguen katër herë, ndërsa Kupën FA dhe Kupën e Ligës nga tri herë. Ai është reprezentues i rregullt i Brazilit, ndërsa ka shënuar 19 gola në 56 paraqitje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi të lumtur që kemi siguruar transferimin e Gabrielit. Secili që e njeh futbollin mirë, i di kualitetet e Gabriel Jesusit. Gabrieli është lojtar që ne e kemi pëlqyer për kohë të gjatë”, ka thënë drejtori teknik i Arsenalit, Edu.

“Jam shumë i entuziazmuar. Klubi ka bërë punë të jashtëzakonshme me rekrutimin e një lojtari të këtij niveli. E njoh Gabrielin shumë mirë. Të gjithë e njohim mirë nga koha e tij në Premier League, ku ka qenë shumë i suksesshëm”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Gabriel Jesus do të mbaj fanellën me numrin nëntë.