Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jesusi gjithnjë e më pranë Arsenalit

Gabriel Jesus - Manchester City

Skuadra e Arsenalit edhe zyrtarisht është afër marrëveshjes me Manchester Cityn për transferimin e sulmuesit Gabriel Jesus. “The Sun” ka bërë të ditur të martën se Jesus është pajtuar t’i bashkohet Arsenalit, i cili është në negociata me drejtuesit e Cityt për shërbimet e tij.

Thuhet se Arsenali i ka ofruar mbi 40 milionë euro për brazilianin, i cili ka kërkuar largimin nga City në fund të sezonit.

Jesus te Arsenali po shihet si zëvendësim ideal për francezin Alexandre Lacazette, të cilit i skadon kontrata në verë. Braziliani 25-vjeçar është pjesë e Cityt prej janarit të vitit 2017 dhe këtë sezon ka 13 gola e 12 asistime në të gjitha garat.