Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se pret shumë në sezonin 2021/22 nga sulmuesi brazilian Gabriel Jesus. Në fakt, Guardiola ka pranuar se Jesus, i cili nuk pati shumë hapësirë sezonin e shkuar, do të ketë një rol të rëndësishëm te City edicionin e ri.
“Gabrieli do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Pres prej tij shumë, pasi do ta ketë një rol kyç në ekip”, ka thënë Guardiola. Jesus pritet të jetë titullar te City pas largimit të Sergio Agueros, i cili iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë. Braziliani 24-vjeçar në sezonin e shkuar shënoi 14 gola në 42 ndeshje për Cityn në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm