Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jesus dëshiron të luajë më gjatë në Premier League

Gabriel Jesus nuk e ka të sigurt qëndrimin te Manchester City. Por braziliani dëshiron të luajë edhe më gjatë në Premier League të Anglisë, ka raportuar Fabrizio Romano.

Ai nuk ka pranuar ofertën e parë të Real Madridit. Manchester City po i pret ofertat për sulmuesin brazilian. Interesim tashmë kanë shprehur edhe disa klube në Angli.

25-vjeçari me Cityn ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Në sezonin 2021/2022 shënoi 13 gola dhe asistoi 12 herë në 41 ndeshje në të gjitha garat.