Manchester City po planifikon ta mbajë sulmuesin, Gabriel Jesus. Mediat angleze kanë raportuar se drejtuesit e klubit do të nisin bisedimet me lojtarin për vazhdimin e kontratës.
Jesus ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2023. Krerët e klubit anglez do t’i ofrojnë kontratë tri-vjeçare me rritje të dukshëm të pagës.
Me kontratën e re braziliani do të mbetet pjesë e Cityt deri në vitin 2026.
Këtë edicion 24-vjeçari ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tetë asistime në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm