Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet italiane vihen pas Jesusit

Skuadrat nga Serie A, Interi dhe Milani, janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Manchester Cityt, brazilianit Gabriel Jesus.

“Calciomercato” ka shkruar të martën se ekipet italiane tashmë kanë bërë gati ofertat për transferimin e Jesusit në verë.

Në fakt, Jesus pritet të largohet nga City në fund të këtij edicioni, pasi nuk është i kënaqur me situatën e tij te kampioni në fuqi i Italisë.

Këtë sezon, Jesus ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar nëntë herë në 25 ndeshje për Cityn, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Ai është pjesë e Cityt prej janarit të vitit 2017 kurse kartoni i tij, vlerësohet rreth 60 milionë euro.