Pas Arsenalit, Juventusit e Tottenhamit, edhe skuadra e Real Madridit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Gabriel Jesus, ka njoftuar të hënën “Cadena SER”. Braziliani pritet të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere dhe Reali është i gatshëm të bëjë ofertë për transferimin e tij.
Mësohet se Reali është i gatshëm të ofrojë rreth 40 milionë euro për Jesusin, të cilit do t’i ofrojë kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej pesë milionë eurosh. 25-vjeçari po shihet si përforcim i duhur te Reali për fazën e sulmit.
Jesus ka kontratë me Cityn deri në vitin e ardhshëm, kurse sezonin e fundit ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 12 herë në të gjitha garat.