Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami në garë për Jesusin

Skuadra e Tottenhamit po e sfidon Arsenalin për sulmuesin e Manchester Cityt, brazilianin Gabriel Jesus.

“The Telegraph” ka raportuar të hënën se edhe Tottenhami është futur fuqishëm në garë për Jesusin, i cili do të largohet nga City gjatë kësaj vere.

Thuhet se Tottenhami është i gatshëm t’i ofrojë rreth 50 milionë euro për Jesusin, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Antonio Conte. 25-vjeçari këtë edicion ka qenë kryesisht rezervist te City, por ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 12 herë në të gjitha garat.

Jesusi ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit të ardhshëm.