Sport

Tottenhami interesohet për Gabriel Jesusin

Tottenhami është në kërkim të një sulmuesi për edicionin e ri dhe interesim ka shprehur për sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus, ka njoftuar “The Daily Star” të dielën.

City vlerëson brazilianin rreth 70 milionë euro, ndërsa Tottenhami është i hapur ta përfshijë në marrëveshje edhe Harry Kane si shkëmbim. Jesus, i cili ka edhe dy vjet marrëveshje me Cityn, këtë edicion shënoi 14 gola në 42 paraqitje.