Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City i ofron kontratë të re Jesusit

Foto: Reuters

Krerët e Manchester Cityt po duan ta mbajnë më gjatë në skuadër sulmuesit brazilian Gabriel Jesus, të cilit tashmë i kanë ofruar kontratën e re. Bisedimet mes palëve kanë nisur dhe te City po shpresojnë që Jesus të pranojë kontratën e re për të qenë pjesë e klubit deri në verën e vitit 2025.

Kontrata aktuale i skadon Jesusit në vitin 2023, por trajneri i Cityt, pep Guardiola është i kënaqur me brazilianin dhe ka kërkuar nga klubi t’ia ofrojë kontratën e re.

Këtë edicion, Jesus ka shënuar pesë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 15 ndeshje për Cityn në të gjitha garat. 24-vjeçari iu bashkua Cityt në janar të vitit 2017 nga Palmeirasi.

Artikuj të ngjashëm