Manchester City dëshiron që Gabriel Jesus të nënshkruajë një kontratë të re, sipas mediave angleze.
Është trajneri Pep Guardiola që nuk dëshiron ta lejojë largimin e sulmuesit pasi llogarit në shërbimet e tij edhe për edicionin e ardhshëm.
Trajneri spanjoll thuhet se e vlerëson shumë sulmuesin dhe nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij.
Klubi anglez do t’i ofrojë kontratë trivjeçare brazilianit që do ta mbante atë në “Etihad” deri në vitin 2025.