Pep Guardiola do të vazhdojë të mbetet në krye të Manchester Cityt edhe për një periudhë të gjatë. “The Sun” ka njoftuar të mërkurën se krerët e Cityt janë në bisedime të avancuara me Guardiolan për kontratën e re. Madje te City ka optimizëm se Guardiola do ta firmosë kontratën e re deri në fund të këtij viti.
Kontrata aktuale i skadon Guardiolas në fund të këtij sezoni, ndërsa me kontratën e re ai do të mbetej trajner i Cityt deri në verën e vitit 2025.
51-vjeçari është në krye të ekipit anglez prej vitit 2016 dhe deri më tani ka fituar katër tituj kampioni të Anglisë.
Artikuj të ngjashëm