Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola vendos pas Botërorit për të ardhmen

Manchester City - Pep Guardiola

Pep Guardiola do të marrë vendim për të ardhmen e tij pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Katari 2022”. “Daily Mail” ka raportuar të hënën se Guardiola i ka kërkuar Manchester Cityt të presë deri në fund të këtij viti për vendimin e tij definitiv.

City ka kohë që ia ka ofruar Guardiolas rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni, por trajneri spanjoll po dëshiron të marrë pak kohë përpara vendimit final.

Me rinovimin e kontratës, Guardiola do të mbetej në krye të Cityt deri në vitin 2025 dhe do ta kishte opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Tekniku spanjoll është në krye të Cityt prej vitit 2016 dhe deri më tani ka fituar katër tituj kampioni të Anglisë.

Para Cityt, Guardiola ka qenë i suksesshëm edhe te Bayern Muencheni e Barcelona.