Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola nuk shqetësohet për kontratën e tij me Cityn

Pep Guardiola

Trajneri Pep Guardiola ka insistuar se aspak nuk është i shqetësuar me faktin që kontrata me Manchester Cityn i skadon në fund të këtij edicioni.

Ai ka thënë se ende nuk ka nisur negociatat me krerët e klubit, pasi po dëshiron të fokusohet në punën e tij me ekipin.

Madje, ka shtuar se ka kohë për bisedime, të cilat mund të startojnë gjatë Kampionatit Botëror, “Katari 2022”.

“Kemi edhe dy apo tri javë deri te fillimi i Kampionatit Botëror dhe kjo është kohë e rëndësishme, të cilën dua ta shfrytëzoj duke punuar maksimalisht me ekipin.

Pas kësaj, kemi kohë të mjaftueshme për të folur për kontratën e re. Aktualisht, nuk po shqetësohem për këtë fakt”, ka thënë Guardiola.

Guardiola, 51-vjeçar, është në krye të Cityt prej sezonit 2016/17 dhe deri më tani e ka udhëhequr ekipin drejt katër titujve të kampionit në Premier League.