Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola edhe dy vjet në krye të Cityt

Pep Guardiola nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City, pasi është i vendosur ta respektojë deri në fund kontratën e tij me ekipin anglez.

“The Times” ka shkruar të hënën se Guardiola u ka premtuar krerëve të klubit se të paktën edhe dy edicionet e ardhshme do të jetë në krye të Cityt.

Kontrata aktuale i skadon Guardiolas në vitin 2025, ndërsa është trajner i Cityt prej verës së vitit 2016. Te City janë të kënaqur me punën e trajnerit spanjoll dhe do të tentojnë që së shpejti t’i bëjnë ofertë për rinovimin e kontratës aktuale. Nën drejtimin e Guardiolas, City është shndërruar në superfuqi të futbollit evropian. Edicionin e fundit City fitoi tripletën, përfshirë këtu edhe Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori të klubit. Nën drejtimin e Guardiolas, City në total ka fituar 14 trofe në të gjitha garat, duke llogaritur këtu edhe pesë tituj kampioni në gjashtë edicionet e fundit.

Artikuj të ngjashëm